Violeta Kajtazi e lumtur teksa pozon në Zyrën Ovale

Si një nga qytetet më emocionues dhe më të mrekullueshëm në botë, New York-u ka disa destinacione turistike tërheqëse të cilat nuk duhen humbur për asnjë arsye kur e vizitoni këtë qytet.
Këtë gjë po bën edhe artistja nga Kosova, Violeta Kajtazi, e cila përkundër angazhimeve në mbrëmje muzikore, po gjen kohë të kalojë një eksperiencë të paharrueshme në këtë qytet.
Së fundmi ajo publikoi disa fotografi nga muzeu Madame Tussauds.
Kajtazi është fotografuar pranë figurave nga dylli të artistëve Michael Jackson, Ed Sheeran, ish-presidentëve Barack Obama dhe Donald Trump. Po ashtu në Instagram publikoi fotografi edhe nga Zyra Ovale që gjendet në këtë muze.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Violeta Kajtazi (@violetakajtazi)


Kujtojmë se “Xhan”, “Sa jam mërzit”, “Ty të kam ilaç” e të tjera, janë këngët më të njohura të Violeta Kajtazit./21Media

Back to top button