Vitia: Në Kosovë nuk ka Koronavirus

Vitia: Në këtë fazë rrezik më të madh mund të paraqes përhapja e panikut ndaj Koronavirusit

Duke paraqitur planin për mbrojtjen nga Koronavirusit, ministri i Shëndetsisë Arben Vitia, tha se deri më tani në Kosovë nuk ka ende asnjë rast me Koronavirus.

Sipas tij, Ministria e Shëndetësisë që nga njoftimi nga OBSH për këtë virus ka autorizuar për mobilizim të gjitha institucionet shëndetësore për t’i marrë masat mbrojtëse për Koronavirus si dhe ka përgatitur Planin e gatishmërisë dhe reagimit për Koronavirus.

Gjatë raportimit para Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ministri Vitia tha se në këtë fazë rrezik më të madh se Koronavirusi mund të paraqes përhapja e panikut ndaj Koronavirusit.

“Akoma nuk kemi asnjë rast të diagnostikuar me Koronavirus. Që ne ditët e para jemi angazhuar t’i njoftojmë qytetarët për këtë virus. Kemi marrë gjitha masat edhe në Aeroport edhe në pikat kufitare zyrtarët policor janë udhëzuar të pyesin qytetarët prej nga vijnë, iu janë nënshtruar edhe kontrollit të ekipeve mjekësore”, ka thënë Vitia./21Media

Back to top button