Vjedhje në Kamenicë, në vendngjarje gjendet një minahedhës

Dje ka ndodhur një vjedhje në lagjen “Çamëria” në komunën e Kamenicës.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes (minahedhës dore).

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga i/të dyshuar deri më tani të pa njohur është kryer vjedhje në shtëpinë e tij. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes kanë hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes (minahedhës dore), pastaj është njoftuar njësiti për deminim pranë Policisë së Kosovës, të cilët kanë dal në vendin e ngjarjes, nga ku në mënyrë të sigurtë kanë tërhequr mjetin e dyshuar”, është bërë e ditur në raportin e Policisë.

Në lidhje me rastin, është konsultuar prokurori i shtetit, derisa rasti është në procedurë hetimore./21Media

Back to top button