Vjehrri dhe nusja nga Malisheva vdiqën nga Covdi-19

Edhe dy persona të së njëjtës familje kanë vdekur si pasojë e infektimit me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Bëhet fjalë për një grua dhe vjehrrin e saj nga Fshati Turjakë i Malishevës. Lajmi është bërë i ditur përmes një postimi në Facebook të fshatit Turjakë.

Kujtojmë se, mbrëmë në Gjilan si pasojë e infektimit me Covid-19, kanë humbur jetën nënë e bir nga familja Arifi. Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 920 raste të reja me COVID-19, nga 10 mijë e 321 testime të kryera. Ndërsa 28 qytetarë e kanë humbur jetën nga COVID-19./21Media

Back to top button