Vjen dimri në Kosovë, të dielën parashihet të bie borë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të dielën pritet të ketë reshje bore në vendin tonë.
“Të dielën parashihet të bie borë në viset e larta malore, ndërsa në viset e ulëta reshje shiu të shoqëruara me fjolla bore. Shtresa të borës parashihen vetëm në viset e larta”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërsa, të shtunën pritet të mbajë mot kryesisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius , ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-7 gradë Celsius./21Media
Back to top button