Vjen shkarkimi i parë në Serinë A, Ikën Di Francesco

Në Serinë A, vjen shkarkimi i parë mes trajnarëve.
Eusebio Di Francesco nuk është më trajneri i Veronës, teksa menjëherë pas disfatës ndaj Bolognas dje në mbrëmje, drejtuesit kane reflektuar dhe sot kanë njoftuar shkarkimin e tij.
Shumë shpejt për një shkarkim, pas vetëm tre javësh por arsyet janë shumë, sic shkruhet edhe në shtypin italian.
Tri humbje, 7 gola të pësuar, lojë jo bindëse dhe për më tepër një raport i vështirë me drejtuesit e klubit.
Në njoftimin e Veronës, klubi falenderon Di Francescon për punën e bërë dhe tani favorit për ta zëvendësuar është Igor Tudor por edhe Maran e Iachini në garë mbeten sipas shtypit italian./Oranews
 
 

Back to top button