Osmani garon në listë të përbashkët me Vetëvendosjen

 

Lëvizja Vetëvendosje do të përfshijë në listën e saj zgjedhore edhe iniciativën politike të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Kjo pas marrëveshjes së sotme ndërmjet liderit të LVV-së, Albin Kurti dhe Vjosa Osmanit.

Përmes një konference për medie të përbashkët u tha se kjo marrëveshje do të jetë për një shtet me drejtësi dhe pa korrupsion.

Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që të futë në garë për deputet, kryetarin Albin Kurti. 

Back to top button