Vlora Çitaku pas vdekjes së Burbuqe Berishës: S’kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka reaguar pas vdekjes së regjisores së njohur Burbuqe Berishës.
“Buqe, s’kam fjalë ta përshkruaj dhimbjen për largimin tënd nga kjo botë. Kam me të kujtu përjetë. Dritë të pastë shpirti”, ka shkruar Vlora në Facebook.

Në moshën 51-vjeçare sot vdiq regjisorja Burbuqe Berisha. Regjisorja Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë.
Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës./21Media

Back to top button