Kurti i dërgon letër Kancelarit Federal të Austrisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i ka dërguar letër urimi, Alexander Schallenberg, me rastin e zgjedhjes në postin e kancelarit federal të Austrisë.
Kurti me këtë rast ka konfirmuar vullnetin për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve mike.
“Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj marrëdhëniet tona tradicionalisht të forta dhe të mira do të thellohen edhe më tej”, ka thënë ai.
Tutje Kurti ka thënë se qeveria “është e orientuar drejt reformave dhe e etur për të përmbushur të gjitha kriteret që na afrojnë më shumë me Bashkimin Evropian, shfrytëzoj rastin që t’ju konfirmoj vullnetin për përforcim të bashkëpunimit ndërmjet qeverive tona. Së bashku me popullatën tonë të re, ne do të sjellim ndryshimin për të cilin ka nevojë vendi dhe rajoni ynë”./21Media

Back to top button