VMRO-DPMNE: Jo deklarata nacionaliste, Taravari të merret me shëndetësinë 

VMRO-DPMNE reagon kundër Taravarit

VMRO-DPMNE  i bënë thirrje ministrit të shëndetësisë Arben Taravarit, të mos hidhet  shumë, të bie në tokë, që të mos vijë koha ta lusë VMRO-DPMNE-në dhe të mos bëhet kokë lartë thonë nga VMRO-DPMNE si reagim ndaj Arben Taravarit, pasi dje ministri i ri i Shëndetësisë, bojkotoi presidentin Gjorge Ivanov, shkruan tv21.tv

“Duke u bazuar në biografinë profesionale,  sapo menduam se Arben Taravari do të jetë një ministër solid i cili do ta shikojë punën  ministrore dhe atë profesionale, ne veç më po shohim një nacionalist të tërbuar i cili mezi pret që të hyjë në konflikt për çështje nacionale, etnike apo partiake. E porosisim të mos bëhet kryelartë, të mos hidhet, por të vetëdijesohet, që të mos vijë koha që ta lusë VMRO-DPMNE-në për diçka”, e porositën sot nga  VMRO-DPMNE-ja ministrin e ri të shëndetësisë nga radhët e  “Aleanca për Shqiptarët”./21Media

 

Back to top button