Vojvodina thotë “Putin, shko në shtëpi”

Pllakata me mbishkrime në gjuhën angleze

Në disa qytete në Vojvodinë sot janë vendosur disa pllakata “Putini shkon në shtëpi” në gjuhën angleze.

Këto pllakata janë nënshkruhet nga organizata Mlada Vojvodina (Vojvodina e Re).

Pallakatat u shfaqën në Novi Sad, Zrenjanin, Kikindë, Petrovc, Vërbas, Beçej, Beçejin e Ri, Kovaçicë.

Organizata “Mlada Vojvodina” në fund të nëntorit në Novi Sad kishte vendosur pllakatet “Sheshi i Republikës së Vojvodinës”. Kjo kishte ndodhur një ditë pasi që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq aty zbuloi shtatoren e mbretit, Petar të Parë Karagjorgjeviq me rastin e 100 vjetorit të aneksimit të Vojvodinës nga Serbia.

Më parë , në disa vende të Vojvodinës kishin gdhirë pllakatet me mbishkrimin “Pas 100 vjetësh Hong Kongu ka thënë lamtumirë”.

“Vojvodina e Re” ishte njohur më parë për veprime të ngjashme, transmeton rtv21.tv.

Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin do të mbërrijë sot për një vizitë zyrtare një ditore në Serbi, ku do të pritet nga Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç./21Media

Back to top button