Volejboll, të mërkurën luhen ndeshjet e radhës nga xhiro e dytë

Të mërkurën do të luhen dy ndeshjet e radhës nga xhiro e dytë e stinorit pranveror në Supërligën A, femra dhe meshkuj, ka njoftuar Federata e Volejbollit e Kosovës.
Përballja mes Ferizajit dhe Pejës në konkurrencën e meshkujve do të luhet me fillim nga ora 20:00.
Kjo ndeshje luhet në sallën sportive “Bill Clinto” në Ferizaj.
Ndërkaq, Drita-Fer Volley/femrat, luhet me fillim nga ora 19:00.
Kjo ndeshje luhet në sallën sportive “Bashkim Selishta” në Gjilan.
Siç njofton Federata, këto takime u zhvendosën në mesjavë për shkak të angazhimit të këtyre ekipeve në ligën e përbashkët Kosovë-Shqipëri, ‘Gjergj Kastrioti’./21Media

Back to top button