Von Cramon: Ushtria digjitale e LVV-së e kufizon lirinë e shprehjes

Raportuesja për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se ekziston një “ushtri digjitale” e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) për të shpërndarë informacione dhe për të targetuar qëndrimet e kundërta e cila kufizon lirinë e shprehjes.

Ajo ka shpërndarë një artikull të “Balkan Insight”, ku citon ish-anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët kanë konfirmuar ekzistencën e kësaj ushtrie.

“Faleminderit për këtë pjesë të rëndësishme. Në të vërtetë ushtria dixhitale e VV kufizon lirinë e fjalës. “Në Kosovë, ish-anëtarët e partisë në pushtet Vetëvendosje kanë konfirmuar gjithashtu ekzistencën e një ushtrie dixhitale që ka për detyrë të përhapë informacione, të rrisë praninë dixhitale dhe të synojë pikëpamjet e kundërta”, ka shkruar Cramon në platformën “X”./21Media

Back to top button