Von der Leyen bën thirrje për sanksione të reja ndaj Rusisë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha të mërkurën se ajo beson se lëvizja e fundit nga presidenti rus Vladimir Putin kërkon një raund të ri të sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë.
“Presidenti Putin po tregon dobësinë e tij tani, sepse ajo që shihni është se ai përpiqet të mobilizojë personel që është më pak i trajnuar, më pak përvojë, më pak i motivuar dhe ai dëshiron të fillojë referendume të rreme në tokën sovrane të Ukrainës. Kështu që unë mendoj se kjo kërkon përsëri sanksione nga ana jonë”, tha von der Leyen për CNN.
Më herët gjatë ditës, Putin njoftoi një mobilizim të menjëhershëm të qytetarëve rusë, duke shënuar përshkallëzimin më të madh që nga fillimi i luftës së tij në Ukrainë, përcjell rtv21.tv
Pas intervistës, Von der Leyen dha këtë deklaratë për programin Amanpour, duke konfirmuar angazhimin e saj ndaj sanksioneve të reja kundër Moskës: “Ne jemi të gatshëm të imponojmë kosto të mëtejshme ekonomike ndaj Rusisë dhe individëve e subjekteve brenda dhe jashtë Rusisë që mbështesin, politikisht ose ekonomikisht. Plus, ne do të propozojmë kontrolle shtesë të eksportit për teknologjinë civile ndërsa Rusia kalon në një ekonomi të plotë luftarake”.
Gjatë intervistës, ajo përshëndeti efektin e sanksioneve të deritanishme, duke thënë se ato janë “me të vërtetë thumbuese”./21Media

Back to top button