Von der Leyen nesër viziton Kosovën

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, nesër në mëngjes do të mbërrijë në Kosovë.
Do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Arsyeja, sipas njoftimit zyrtar, është Rusia dhe ndikimi i saj në Ballkan, në raport me energjinë dhe manipulimin e tregjeve.
Më tej thuhet se shefja e Komisionit Evropian do të shprehë mbështetjen e BE-së ndaj partnerëve të Ballkanit Perëndimor në luftimin e çmimeve të larta të energjisë dhe përmirësimin e sigurisë afatgjate të vendeve të Ballkanit Perëndimor për sa i përket energjisë.
Pas Kosovës, do të udhëtojë në Shqipëri, në Bosnje e Hercegovinë, Serbi si dhe në Mal të Zi.
​Agjenda e vizitës së Von der Leyen në Kosovë:
Ora 09:00 – Arritja në Zyrën e Presidentit të Kosovës
Ora 09:20 – Fillimi i takimit mes presidentes von der Leyen dhe presidentes Osmani me delegacionet e tyre
Ora 10:05 – Konferencë për shtyp e presidentes Osmani dhe presidentes von der Layen
Ora 10:30 – Arritja në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës
Ora 10:55 – Fillimi i takimit të presidentes von der Leyen me kryeministrin Kurti dhe delegacionet e tyre./21Media

Back to top button