Kosova e mbylli në vendin e dytë turneun e veteranëve

Pas tri ditëve përfundoi turneu ndërkombëtar i veteranëve në futboll “Master Cup Antalia 2022”.
Kombëtarja e Kosovës luajti në finalen e këtij turneu, ku u ballafaqua me skuadrën irakiane, Irak El Ambra. Takimi në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë 0:0, derisa pas penalltive fitores iu gëzuan irakienët me rezultat 4:3.
Për Kosovën nga penalltitë shënuan Synaj Keçi, Faruk Statovci dhe Isa Sadriu.
Në fund, Kosova u nderua me trofeun e vendit të dytë, derisa Naser Prapashticës i takoi trofeu i portierit më të mirë të turneut./21Media

Back to top button