Von der Leyen nga Beogradi: Sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit është plotësisht i papranueshëm

(Lajm i përditësuar)


Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar në Beograd se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është shumë i nevojshëm.

Von der Leyen tha se sulmi i 24 shtatorit në Banjskë është i papranueshëm dhe autorët duhet të dalin para drejtësisë, por shtoi se është thelbësore që të dyja palët të angazhohen dhe të shkojnë në rrugën e normalizimit

“Sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit është plotësisht i papranueshëm, autorët duhet të dënohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Është thelbësore që të dyja palët të angazhohen dhe të shkojnë në rrugën e normalizimit,” tha ajo.


Vuçiq pas takimit me Von der Leyen: Kemi pasur biseda shumë të mira

Aleksadar Vuçiq u takua me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pas takimit ata iu drejtuan mediave.

Ai fillimisht falënderoi von der Leyen për vizitën.

“Kemi pasur bisedime shumë të mira deri më tani dhe do t’i kemi gjatë gjithë ditës”, tha Vuçiq.

Ai iu referua faktit se BE-ja është partneri më i madh i Serbisë dhe se Serbia është një nga eksportuesit më të mëdhenj në BE.

“Sot dëgjuam fjalët inkurajuese të presidentes Von der Leyen”, tha Vuçiq.

Vuçiq përkujtoi se Serbia e di atë që nuk mund të pranojë sipas Kushtetutës dhe këtë ua kujtoi liderëve në Bruksel, por edhe presidentit von der Leyen sot.

“Gjithçka që thashë në Bruksel, Serbia i di obligimet e saj, do t’i përmbushë obligimet e saj”, tha ai.

Më pas foli Von der Leyen, i cili theksoi se BE-ja dëshiron të llogarisë në Serbinë si një partner të barabartë.

Ajo tha se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është i nevojshëm dhe theksoi se “është e rëndësishme që autorët e incidentit të 24 shtatorit të mbajnë përgjegjësi”.

“Sulmi i dhunshëm i 24 shtatorit është plotësisht i papranueshëm, autorët duhet të dënohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Është thelbësore që të dyja palët të angazhohen dhe të shkojnë në rrugën e normalizimit,” tha ajo.

Ajo tha se e vetmja rrugë përpara drejt planit për rritje është dialogu me ndërmjetësimin e BE-së.


Von der Leyen arrin në Beograd, pritet nga Vuçiq

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka arritur në Beograd në mesditë.

Ajo është pritur nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq në aeroportin “Nikolla Teslla”.

Më pas ata do të kenë takim ballë për ballë, pas takimeve të dy delegacioneve.

Von der Leyen drejt Beogradit ka udhëtuar nga Podgorica e Malit të Zi ku ka takuar kryeministrin e ri, Milojko Spajiq.

Paraprakisht ajo ka zhvilluar vizita në Maqedoni të Veriut dhe Kosovë, derisa nga Serbia do të udhëtojë drejt Bosnjës dhe Hercegovinës, ku Sarajeva do të jetë ndalesa e saj e fundit në këtë turne ballkanik.

Back to top button