Voton, Isa Mustafa

Ai ka bërë thirrje për zgjedhje transparente

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka votuar në shkollën fillore ‘Emin Duraku’ në Prishtinë. Ai ka thënë se është një ditë shumë e rëndësishme pasi që qytetarët vendosin për të ardhmen e vendit.
“Unë ftoj që zgjedhjet të jenë të rregullta te jenë fer të jenë transparente deh të fitojmë gjithë se bashku sepse nga zgjedhjet e rregullta gjithë qytetarët e Kosovës, ka thënë Mustafa.

Kujtojmë  se Mustafa deri më tani ishte në krye të qeverisë së vendit e cila u rrëzua më 10 maj. Deputetët me vota 78 për, 34 kundër dhe 3 abstenim kanë vendosur që kjo qeveri të bie  duke e dërguar kështu Kosovën në zgjedhje të jashtëzakonshme./21Media

Back to top button