Vrasësi i Kujtim Veselit u dënua sot edhe me 15 vjet tjera burg

Gjykata e Prishtinës, Departamenti për të mitur, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit Sefedin Osmani, i akuzuar për keqpërdorim seksual të personave nën moshën 16-vjeçare, në këtë rast Kujtim Veselit nga Fushë-Kosova.
Zyrtarë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për portalin rtv21.tv kanë konfirmuar se i akuzuari sot është dënuar edhe me 15 vjet burg, për keqpërdorim seksual të 11-vjeçarit.
Për vrasjen e Kujtim Veselit, Sefedin Osmani në vitin 2020 ishte dënuar me 25 vjet burgim.
Kujtim Veseli, fëmijë i komunitetit ashkali, u gjet i vdekur më 11 korrik 2019, poshtë shkallëve të një objekti banimi në Fushë-Kosovë.
Sefedin Osmani akuzohej se e ka dhunuar vazhdimisht Kujtim Veselin edhe para datës 11 korrik kur u gjet i vrarë./21Media

Back to top button