​Vrasjet barbare, Osmani përkujton masakrat serbe në Gollak 25 vjet më parë

Gjatë periudhës 19-23 prill 1999, forcat ushtarake dhe paramilitare serbe vranë barbarisht shumë civilë të pafajshëm prej 7 e deri në 98-vjeç në rajonin e Gollakut.

Më 21 prill 1999 në Makoc të Gollakut, u torturuan dhe u vranë në mënyrë makabre 115 civilë të moshave të ndryshme.

Ende sot, pas 25 vjetësh, drejtësia për jetët e pafajshme nuk është vënë në vend dhe autorët nuk e kanë marrë dënimin e merituar, ka thënë presidentja Vjosa Osmani.

Ajo ka thënë se krimi nuk vjetrohet dhe se drejtësia ndaj kryerësve të këtyre veprave makabre duhet të vendoset patjetër.

“Qoftë i përjetshëm kujtimi për të gjithë të rënët për liri”, shkruan Osmani në Facebook.

Back to top button