Vrasjet e fundit në Kosovë, Musliu thirrje institucioneve: Mblidhni armët pa leje

Ganimete Musliu nga PDK-ja ka reaguar për katër vrasjet në tri ditët e fundit në Kosovë, duke e quajtur këtë tronditëse dhe të tmerrshme.
“Për tre ditë radhazi, Kosova është tronditur nga humbja e katër jetëve. Është një tragjedi në vete dhe sigurisht që si e tillë na tronditë të gjithëve. Kosova, një vend që ka kaluar përmes ferrit, tani po përballet me një tjetër plagë që kërcënon jetë njerëzish, që kërcënon paqen dhe stabilitetin shoqëror. Kaq shumë armë të disponueshme?!!!Si vihet deri të posedimi i armëve? Ku blihen? Kush i shet? Sa kontrollohen? Janë vetëm disa pyetje që na vien ndërmend sa herë që lexojmë tituj lajmesh për vrasjet.”, ka shkruar ajo në Facebook.
Më tej ajo ka kërkaur angazim serioz të institucioneve të Kosovës, që të ndërmerr aksion për kontrollim të rreptë të arhmëve.
“Keqardhja është shumë njerëzore, por keqardhja nuk sjell zgjidhjen që mendoj se është imediate. Ne duhet të hidhemi menjëherë në veprim. Shteti duhet parë mundësinë për një aksion konkret i cili duhet të përfshijë një kontroll të rreptë të armëve, forcimin e ligjit për armëmbajtje pa leje ( dhe me leje). Duhet një angazhim më serioz nga ana e institucioneve të Kosovës. Mblidhni armët. Ne nuk mund të lejojmë që frika dhe dhuna të bëhen pjesë e jetës sonë të përditshme. Autoritetet duhet të veprojnë me urgjencë sepse çdo jetë është e çmuar.”, ka përfunduar Musliu./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?