Vritet në Ukrainë një ushtar i Zelandës së Re

Ushtria e Zelandës se Re ka thënë se një nga ushtarët e saj është vrarë në Ukrainë.
Në një deklaratë, zyrtarët thanë se ushtari ishte në pushimi nga forcat e mbrojtjes pa pagesë dhe nuk ishte në detyrë në atë kohë.
Ministri i Mbrojtjes Peeni Henare i shprehu ngushëllime familjes, miqve e kolegëve të ushtarit.
Zelanda e Re ka një numër të kufizuar trupash në MBretërinë e Bashkuar që ndihmojnë për të trajnuar forcat e Kievit, udhëheqësit perëndimorë u kanë kërkuar vazhdimisht ushtarëve që të mos bashkohen me batalionet ndërkombëtare që luftojnë kundër pushtimit rus./21Media

Back to top button