Vritet një person në Tiranë

Një person është qëlluar për vdekje në natën e 30 tetorit te Kodra e Diellit në Tiranë. Policia njoftoi se B.S 39 vjeç ka vdekur rrugës për në spital.
“Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.
Janë shoqëruar disa persona në Polici.Në Qafë Kashar, në afërsi të një biznesi pllakash, është gjetur duke u djegur, një automjet.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve”/21Media

Back to top button