Kaloni te përmbajtja kryesore

Vr*sja e imamit, flet nëna e të dyshuarit: Vazhdimisht ka kë*cënuar djalin tim

Pas ngjarjes të rëndë që ndodhi në Dragash, ku mbeti i vdekur një imam nga fshati Zlipotok, të Dragashit

Për RTV21 ka folur edhe nëna e të dyshuarit, duke thënë se rasti ka ardhur si pasojë e kositjes së livadheve pa leje, provokimeve dhe kërcënimeve të shumta.

“Kemi pasur problem me të ndjerin pasi ai donte që ta merrte sanën nga livadhi i babait tim të ndjerë. Ai e ka kositur livadhin tonë pavarësisht që i kemi thënë mos ta marrë sanën, ai ka vazhduar të na kundërshtoj. Ai na ka paraqitur edhe në polici, duke e akuzuar burrin tim se e ka kërcënuar me snajper. Policia e ka neglizhuar rastin duke thënë se ai nuk mund të ju bëjë asgjë. Hoxha vazhdimisht e ka kërcënuar djalin tim, duke i thënë se unë mund të bëj edhe magji. Hoxha në vazhdimësi na ka kërcënuar dhe e ka poshtëruar djalin tim”, tha ajo./RTV21/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button