Vuçiq: Ambasada serbe në Prishtinë ëndrra e keqe e Sveçlës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot në lidhje me deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla se “simboli i vetëm i Serbisë brenda Kosovës do të jetë ambasada e saj në Prishtinë”.
Sipas Vuçiqit kjo është “ëndrra dhe makthi i keq” i Sveçlës.
Të enjten në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Kosovë.
Me këtë rast ministri Sveçla tha se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë./21Media