Vuçiq: Diçka janë kap me neve por askënd nuk do ta prekim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke iu referuar deklaratave se rrezikon stabilitetin në Kosovë dhe në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se nuk ka do prekin askënd, pasi e duan paqen.

Vuçiq i bëri këot komente pasi është pyetur nga mediat gjatë vizitës që bëri në njërën nga rrugët e asfaltuara në Serbi.

“Kam frikë se gjërat do të bëhen më keq dhe më të vështira dhe po shoh diçka janë kap për ne, që nga Wesley Clark sot dhe presidenti amerikan Biden, që flet për këtë dhe flet për Ballkanin dhe atë që ka ndodhur në vitet 99. E imja është vetëm t’u them që askënd nuk e prekim, se askënd nuk do ta prekim, por Serbia as nuk është e mundur dhe nuk do të jetë më kurrë pre e askujt siç ishte në vitin 1999. Dhe sot Serbia është serioze, përgjegjëse e donë paqen dhe nuk do të lejojë askënd në botë që ta rrezikojë lirinë e popullit tonë dhe lirinë e atdheut tonë”, ka thënë Vuçiq.

Gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, akuzoi Serbinë se i shërben interesave të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës fqinje mbi dy vjet më parë.

Clark që ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999, që çoi në çlirimin e Kosovës – tha se Serbia dëshiron të marrë pjesën veriore të Kosovës dhe ta ndajë Bosnjë e Hercegovinën, për të krijuar “Serbinë e Madhe”.

“Dora e Rusisë ndihet në Ballkan. Serbia është krahu i Rusisë në Ballkan. Serbia u shërben interesave të Rusisë. Presidenti [serb, Aleksandar Vuçiq është i mençur. Ai tenton të duket se po luan me dy porta, por kur të vijë momenti, ai do të bëjë çfarë i kërkon Putini. Dhe çfarë ai do nga Putini, sigurisht është autoriteti për të përdorur trupat e tij në Kosovë, të paktën të marrë gjysmën e pjesës veriore të Kosovës dhe ndoshta më shumë. Njëkohësisht, duan ta ndajnë Bosnjën, ta marrin Republikën Sërpska dhe ta bëjnë ‘Serbinë e Madhe’. E gjithë kjo ka të bëjë me spastrim etnik në Ballkan”, tha Clark në një intervistë për CNN, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Përndryshe, edhe krerët e institucioneve tona kanë ngritur alarmin se Serbia e pandëshkuar për sulmin terroristë në Banjëska, mund ta përsërit agresionin por në përmasa edhe më të mëdha.

Back to top button