Vuçiq: Kemi pasur vërtet një dialog, sot nuk ekziston me Kurtin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se “nuk ka dialog real” me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Në një konferencë për media ai ka shtuar se Serbia s’ka çka të presë asgjë të mirë nga bisedimet me Kosovën.

“Ne kemi pasur vërtet një dialog, sot nuk ekziston me Kurtin. A pres diçka të re për këtë çështje? Pres të dëgjoj kancelarin Olaf Scholz, të kem mundësinë të them se cili është qëndrimi i Serbisë dhe kjo është e gjitha që pres. ”, ka thënë ai.
Vuçiqi e Kurti s’kanë pasur takim në nivel të lartë që nga vera e vitit të kaluar. Së fundmi janë shtuar thirrjet e ndërkombëtarëve për takim të tillë, ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse në Berlin do të ketë takim trepalësh me kancelarin Olaf Scholz./21Media
Back to top button