Vuçiq nuk beson se do të takohet me Kurtin në Paris

Kurti tha se mund të ndodhë një takim me Vuçiqin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se nuk beson se do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Paris.
Pas takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, ai tha para gazetarëve në Paris se ka ekzistuar mundësia që takimi të ndodhë, mirëpo tashmë nuk beson më, duke mos dhënë më shumë detaje.
Një ditë më herët, Kurti, i cili po ashtu sot gjendet në Paris, tha se mund të ndodhë një takim me Vuçiqin.
Aleksandar Vuçiq ka theksuar se sot me presidentin francez ka pasur një bisedë shumë të mirë dhe domethënëse për shumë tema të rëndësishme, përfshirë Kosovën.
Kurti dhe Vuçiqi po marrin pjesë në Forumin e Paqes, me ftesë të presidentit francez./21Media

Back to top button