Vuçiq për Kurtin: S’na cakton kufijtë, po përpiqet të paraqitet si një Zelensky i ri

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka reaguar ndaj deklaratës se kryeministrit të Kosovës Albin Kurti se kufiri i Kosovës dhe Serbisë është bërë kufi i NATO-s dhe Rusisë, Vuçiqi ka thënë se Serbia e di ku i ka kufijtë e vet.
“Serbia i ka kufijtë e saj, as kufij të Rusisë e as të NATO-s, por të sajin, të përcaktuar me Kartën e OKB-së dhe Rezolutën 1244. Ne kemi vendin tonë, me të cilin krenohemi, Serbinë. Kufijtë nuk i përcaktoni ju, por ligji ndërkombëtare”, tha Vuçiq.
Po ashtu ka thënë se Kurti po mundohet të paraqitet si viktimë si presidenti ukrainas, Zelensky, kurse atë (Vuçiqin) ta paraqesë si “Putini i vogël”/21Media

Back to top button