Vuçiq thotë se ka mundësi që të shtyhet pranimi i Kosovës në KiE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka thënë se ekziston mundësia, siç tha ai falë avokimit francez, të shqyrtohet shtyrja e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës.

“Në çdo rast, nuk do të jetë e thjeshtë”. Ne kemi dërguar shumë letra dhe letra zyrtare në adresa të ndryshme dhe do të vazhdojmë ta bëjmë.

“Po më thërrasin nga të gjitha anët e mundshme për të më bindur për diçka dhe që gjoja të mund të bëjmë një lloj kompromisi”, ka theksuar Vuçiq.

Megjithatë, ai shtoi se nuk ka asnjë kompromis për këtë çështje.

Vuçiq tha se votimi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës do të kalojë nesër, ndërsa ka shtuar se beteja kryesore për Serbinë është më 16 maj, përcjellë Danas.

“Nesër do të kalojë dhe beteja jonë kryesore është më 16 maj, kështu që do të shohim nëse nuk do të ketë ndryshime”, tha ai,.

Ai për RTS tha se Kosova siç pretendon ai “tani ka dalë me një truk të ri, e ai është që më 10 maj ta dorëzojnë draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicië Serbe për vlerësim kushtetues, në mënyrë që ata që nuk janë të sigurt për votim mund të gjejnë një arsye për të

Nëse raporti për Kosovën kalon nesër në Asamblenë e KiE, atëherë i njëjti do të procedohet te Komiteti i Ministrave, takim i cili do të mbahet më 16 dhe 17 maj 2024.

Back to top button