VV deklarohet rreth përleshjes së dy asamblistëve në Podujevë

Lëvizja Vetëvendosje në Podujevë ka arritur që t’i pajtojë dy asamblistët e saj që u rrahën të hënën para objektit të komunës.
“Pas trajtimit të rastit dhe ballafaqimit me këtë situatë të krijuar, problemi dhe secila mosmarrëveshje u tejkalua. Lëvizja VETËVENDOSJE! në Podujevë do të vazhdojë me fuqinë dhe energjinë e saj që reformat përveç brenda Lëvizjes sonë nuk do të ndalen as në komunë për të cilat kemi marrë besimin qytetarë”, thuhet në njoftim.
Kjo qendër sot e ka mbajtur mbledhjen me kryesinë e Qendrës dhe grupin e këshilltarëve komunal të Lëvizjes Vetëvendosje me ç’rast u diskutua edhe për incidentin që ka ndodhur sot para objektit./21Media

Back to top button