Vetëvendosje prioritet ndërtimin e Teatrit të Operës dhe Baletit

Plan-programi i Lëvizjes Vetëvendosje për kulturën dhe sportin

Sonte në Debat Përnime po diskutohet për kulturën dhe sportit me ç’rast përfaqësuesit e subjekteve politike po i shpalosin programet e tyre.

Saranda Bugujevci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se njëra ndër prioritetet e kësaj partie është ndërtimi i Teatrit të Operës dhe Baletit, shkruan rtv21.tv

Bugujevci tha se për ta po ashtu janë të rëndësishme zbatimi i ligjit për të drejtat autoriale, përgatitja për në UNESKO si dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ndërkaq Fisnik Ismaili tha se Vetëvendosje është dëshmuar me Prishtinën njëjtë siç tha se do të dëshmohet në gjithë Kosovën./21Media

 

 

Back to top button