Wallstrom: Kryeni detyrat e shtëpisë për liberalizmin e vizave!

Wallstrom ka thënë se duhet të luftohet krimi dhe të bëhet demarkimi me Malin e Zi

Ministrja e Punëve të Jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom, ka inkurajuar pozitën dhe opozitën në një dialog më të mirë sepse ka rëndësi për të ardhmen e Kosovës, derisa tha se vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje edhe demarkimi i marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi janë pjesë e kritereve që duhet të përmbushen para se të ndodhë liberalizimi i vizave.

Këto komente ajo i bëri pas takimit me ministrin e Punëve i Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ku shprehu besimin se Kosova ka një të ardhme e evropiane, mirëpo për këtë ajo tha se autoritetet e Kosovës i kanë vënë detyra vetes për t’i përmbushur para liberalizimit dhe anëtarësimit në BE.

“Ju inkurajojmë në një dialog më të mirë në mes pozitës dhe opozitës sepse ka rëndësi për të ardhmen e këtij vendi dhe gjithë rajonin. E di se sa i rëndësishëm është liberalizimi i vizitave për Kosovën, ngase ka një popullatë më të re në rajon dhe Evropë. Vazhdimi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, madje edhe demarkimi i marrëveshjes për vijën kufitare me Malin e Zi janë pjesë e kritereve që duhet të përmbushen para se të ndodhë liberalizimi i vizave”, theksoi ministrja e jashtme suedeze.

Sipas saj, Kosova ka nevojë për raporte të mira fqinjësore dhe procesi i dialogut me Serbinë është shumë i rëndësishëm për Kosovën, madje edhe hartimi i statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Wallstrom shtoi se edhe shpërbërja e strukturave paralele do të ishte edhe një hap tjetër drejt integrimit të komunitetit serb në strukturat e institucioneve të Kosovës.

Ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj duke treguar se dialogu me Serbinë do të vazhdojë tash pas lirimit të Haradianajt, tha se në Bruksel ka kërkuar që vazhdimi i bisedimeve të kaloi në një fazë të re që të mbështetet Kosova për anëtarësim në OKB, si dhe ta njohë Serbia Kosovën si shtet.

Ministri Hoxha foli edhe për liberalizmin e vizave,ku tha se Kosova që nga viti 2012 i ka të caktuara kriteret për liberalizim. Sipas tij, situa e krijuar në Kuvend për bllokimin e vendimit për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, është i pa tolerueshëm, sepse Kosova nuk po mund t’i përmbush kriteret për viza qe pesë vjet. Hoxhaj tha se Suedia është e interesuar ta ndihmojë Kosovën edhe në integrimin evropian.

Po ashtu Ministri Hoxhaj tha se me ministren e Suedisë kanë biseduar për shumë çështje ngase Suedia është një shtet mik i Kosovës. Sipas tij, është biseduar për investimet mundshme suedeze në Kosovë, sepse Kosova ka përmirësuar klimën ambientale biznesore në vitet e fundit.

Back to top button