Pas dorëzimit të mandatit Meta: Familja jonë nga sot është më e bashkuar
Pas dorëzimit të mandatit të Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta shprehet se familja e tij nga sot është më e bashkuar.
Meta në Facebook ka publikuar një fotografi familjare, teka ka uruar paqe për të gjitha familjet.
”Familja jonë nga sot është më e bashkuar. Paqe dhe mbarësi në familjet tuaja”, ka shkruar Meta në Facebook.

Ditën e sotme, Ilir Meta përfundoi mandatin e tij 5-vjeçar si president i Shqipërisë, detyrë të cilën e morinë po të njëjtën ditë ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Bajram Begaj./21Media