Xhaferi ende nuk i ka dërguar letër Ivanovit

Talat Xhaferi ende nuk i ka dërguar letër shefit të shtetit, Gjorgje Ivanov me të cilën do të kërkohoj mandatin për formulimin e Qeverisë.

Nga sekretari i përgjithshëm i Kuvendit kanë kërkuar të siguroj kushte për funksionimin e punës së kryeparlamentarit të ri, i cili iu përgjigj që një gjë të tillë do të bëjë pasi që vendimi të shpallet në Gazetën Zyrtare. Kur do të krijohen kushte për këtë, Xhaferi në formë të shkruar do ta informoj Ivanovin dhe do të pres që ai të respektoj vullnetin e shumicës parlamentare, deklaroi deputeti i BDI-së, Artan Grubi.

Kur letra me të cilën kërkohet mandati për formimin e Qeverisë, të arrijë në Vilën në Vodno, nuk dihet, por ka shumë gjasa që të mos jetë vula e Kryetarit të Kuvendit të R.M-së. Shërbimet e Kuvendit në mënyrë të paqëllimshme kryejnë vepër penale, thotë ish kryeprlamentari, Tito Petkovski, shkruan TV21.TV

“Nuk duhet arkivisti i cili e ruan vulën të mos lejojë aktin që e parashtron organi legjitim, në këtë rast kryetari i Kuvendit dhe shumica parlamentare, të mos mundësoj vulë për parashtrimin e iniciativës. Por edhe pa të, verifikimi në Arkiv është akt legjitim i cili duhet të respektohet. Akti i zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit është legjitim dhe pres që nesër të dërgohet letër Ivanovit dhe të kërkohet mandati për formimin e Qeverisë”, u shpreh Tito Petkovski, Ish kryeparlamentar i Kuvendit të R.M-së.

Qëndrim të njëjtë ka edhe profesori universitar Osman Kadriu. Ai thotë që është e mjaftueshme Xhaferi të dërgoj letër me të cilën do ta informoj Ivanovin se është zgjedhur kryeparlamentari nga ana e shumicës parlamentare, ndërsa Ivanov duhet të respektoj Kushtetutën.

“Lajmërimi i tillë ka efekt politik dhe juridik. Kjo mjafton për shkak se kryetari i shtetit nuk ia dorëzon mandatin kryetarit të Kuvendit, ndërsa Kushtetuta e obligon kryetarin e shtetit që kryaeparlamentarit t’ia jap mandatin për formimin e Qeverisë”, tha Osman Kadriu, profesor universitar.

Paraprakisht, lideri i socialdemokratëve Zoran Zaev paralajmëroi se pasi që ta informojnë shefin e shtetit se me mbështetjen e shumicës parlamentare u zgjodh kryeparlamentari i ri, do të presin në afat prej 10 ditësh të marrin mandatin për formimin e Qeverisë./21Media

 

Back to top button