Shteti Islamik sulmoi një kamp të refugjatëve në Siri
Së paku 32 të vrarë, shumica e tyre civilë
Gjatë një sulmi të papritur të ndërmarrë nga pjesëtarët e Shtetit Islamik në një fshat në Siri janë vrarë së paku 32 persona, shumica prej tyre civilë, kanë raportuar organizatat humanitare, shkruan rtv21.tv
Sulmi u ndërmor sot në mëngjes, pasi që pjesëtarët e Shtetit Islamik hynë të pavërejtur në fshatin Raxh Selibi, në afërsi të së cilit gjendet një kam i refugjatëve dhe në të cilin janë vendosur refugjatët, të cilët janë arratisur nga territoret nën kontrollin e islamistëve.
Pas sulmit filloi një përleshje e armatosur mes militantëve dhe njësive kurde, të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shumica e të vrarëve janë civilë dhe në mesin e tyre ka edhe shumë gra dhe fëmijë./21Media