Xhaferi: Vijmë nga një vend që ka pasur pamje të tillë si Ukraina

Në ditën e 63-të të Luftës së Ukrainës, kryeparlamentari i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi është nisur drejt kryeqytetit të Ukrainës, Kiev.
Në Ukrainë është edhe një ekip special i TV21, i vetmi që mbulon vizitën e Kryeparlamentarit Xhaferi.
Në një bisedë për TV21, Xhaferi theksoi se vizita do të jetë një rikujtim për ne, duke qenë se vijmë nga një vend që shpeshherë ka qenë vend me një pamje të tillë gjatë historisë.
“Sigurisht gjëja e parë që do të vizitojmë janë vendbanimet përballë hyrjes së Kievit, për të cilat nuk ka përshtypje sikur ka pasur përleshje sepse nuk ka dëme, por ndërsa i afrohemi Kievit, tashmë mund të shohim shenjat e para të prania dhe përgatitjet nga institucionet përkatëse për mbrojtjen eventuale. Sigurisht që do të jemi në kryeqytet për të parë infrastrukturën këtu, pastaj në Bujë e vende të tjera sipas agjendës së organizatorëve, vendasve këtu… besoj se do të mjaftojë të kujtojmë veten se vijmë nga një vend që shpeshherë ka ka qenë një vend me “një pamje të tillë, jo më shumë se dy dekada më parë, tre dekada më parë në Ballkan ka pasur një pamje të tillë, që do të thotë se ne shohim dëmin që na kujton luftën”, tha Xhaferi.
Ai shton se prania e tij këtu shpreh mbështetjen e tij personale për popullin, për institucionet këtu në Ukrainë, por edhe mbështetjen institucionale nga Republika e Maqedonisë së Veriut./21Media

Back to top button