Xheraldina Vula: Ike shpejt Buqe…

Pas vdekjes së regjisores së njohur Burbuqe Berisha ka reaguar edhe mikja e afërt, bashkëpunëtorja e saj për shumë vite në emisionin “Diçka po zihet”, njëherësh edhe produecentja e filmit “Një tregim Prishtine” Xheraldina Vula.
“Iku nga kjo bote Burbuqe Berisha mikja jone, regjisorja, tere vullnet, shpirt, art, dashni. Ike shpejt Buqe. A e din sa dashni, sa shume dashni ke pas me marr e me dhane, Buqja ime e e Goni”, ka shkruar Vula në një postim Insagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by xheraldina (@xheraldina)


Sot në moshen 51 vjeçare vdiq regjisorja e njohur, Burbuqe Berisha. Ish-drejtoresha e Teatrit Kombëtar, vdiq në ambientet e Ministrisë së Kulturës.
Regjisorja Berisha u lind në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Prishtinë.
Studimet për regji filmi i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës./21Media

Back to top button