​Yamal: Jam gati ta bart numrin 10 të Leo Messit

Talenti i Barcelonës, Lamine Yamal, pranon se ai me kënaqësi do të ishte i gatshëm për ta bartur në fanellë numrin 10 të Lionel Messit te Barcelona. Sulmuesi 16-vjeçar, i cili ka thyer një sërë rekordesh që kur ka bërë kalimin në ekipin e parë, po ecën në një rrugë të ngjashme më atë të fituesit të tetë herë të Topit të Artë, Messi . Ai ka dalë nga i njëjti sistem i akademisë së La Masia dhe pritet të arrijë majat e futbollit.

Yamal aktualisht mban fanellën me numër 27 në Katalunja, por ka thënë se ka trashëguar një numër ikonik të skuadrës nga Ansu Fati i cili aktualisht është i huazuar në skuadrën e Premier Ligës, Brighton:

“Siç e thatë, Ansu është numri 10, por nëse ai nuk kthehet këtu, do të ishte një burim krenarie. Do të ishte një ëndërr për çdo fëmijë të ishte numri 10 i Barcelonës. Askush në këtë botë nuk do të thoshte jo, por është diçka që klubi duhet ta menaxhojë”, ka thënë Yamal p[ër “Mundo Deportivo”.

Yamal tashmë po ndjek rrugën e Messit në Barcelonë, me adoleshentin që këshillohet të konsumojë më shumë peshk, një rekomandim që më parë i ka shërbyer mirë Messit.

“Kam shtuar rreth katër kilogramë në peshë dhe dy centimetra në lartësi në vitin 2024. Unë jam në 1.81 m tani. Më parë shkoja me miqtë e mi dhe haja çfarë të doja. Tani, unë ndjek këshillat e klubit. Dhe unë pi shumë ujë. Mundohem të ha më shumë peshk sepse më parë haja më shumë mish”, shtoi.

Back to top button