Ylli fitoi edhe në finalen e dytë të playoff-it kundër Trepçës

Golden Eagle Ylli sonte shënoi fitore ndaj Trepçës në udhëtim 46:60 (6:22, 12:17, 15:11, 13:10). Ylli avancon 2:0 në serinë finale dhe është afër mbrojtjes së titullit të kampionit.
Ndeshjen më mirë e nisën mysafirët me një seri prej 1:11, e më vonë duke e ngritur epërsinë në 3:19, ndërsa çerekun e parë e fituan me shifrat 6:22. Periudha e dytë, siç informoi Federata e Basketbollit e Kosovës, ishte më e barabartë, ku mitrovicasit ngushtuan shifrat në 16:27, por therandasit sërish shkëputen, duke shkuar në pushim me rezultat 18:39.
Vendasit tentuan të ngushtojnë shifrat në periodën e tretë, ku afruan rezultatin në 29:42, megjithatë kampionët arritën të menaxhojnë lojën dhe nuk lejuan shkrirjen e mëtutjeshme të rezultatit, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 33:50.
‘Xehetarët’ tentuan të përmbysjen e madhe në dhjetë minutat e fundit, por nuk ia arritën qëllimit dhe Ylli fitoi edhe finalen e dytë me rezultat 46:60.
Ndryshe, ndeshja e radhës do të zhvillohet të dielën në Suharekë. Skuadra që shënon tri fitore do të shpallet kampion i Kosovës./21Media

Back to top button