Ylli i Youtube zgjedh grimeren kosovare

 
Ylli i Youtube, Catherine McBroom ka zgjedhur grimeren e njohur kosovare, Dafina Nezirin, për dukjen e saj në një fotosesion.
“Ekipi i ëndrrave”, ka shkruar Catherine krahas një fotografie që ka publikuar, teksa ka etiketuar edhe grimeren kosovare.

Catherine McBroom gjithashtu ka publikuar një video, ku shfaqet pranë Dafinës, teksa ka shkruar se ajo është grimerja më e mirë që ka bashkëpunuar.
Catherine McBroom dhe Austin McBroom kanë një ndër kanalet më të famshme në Youtube.
Kanali në YouTube: “The ACE Family”, i cili e ka marrë emrin nga inicialet e Austin, Catherine dhe Elle, vajzës së tyre të parë, numëron 19 milionë abonues.
Çifti kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë./21Media

Back to top button