KMDLNj: Refuzimi i shërbimeve të pjesëtarëve të komuniteteve në lokale, racizëm i kulluar

 
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut(KMDLNj) ka reaguar lidhur me pretendimet se disa lokale të gastronomisë në Gjakovë kanë refuzuar t’i shërbejnë disa personave të komuniteteve, duke kërkuar hetime të shpejta nga Policia e Kosovës.
“KMDLNj –së nuk ka informata të verifikuara që e mbështesin këtë deklaratë të ministrit Krasniqi, prandaj thërret Policinë e Kosovës që , mbështetur në deklaratën publike të një zyrtari të lartë institucional , të fillojë hetimet pas së cilave , nëse sigurohen prova , do të merreshin masa ligjore ndaj atyre që , duke refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve bëjnë shkelje të të drejtave të njeriut të garantuara me Kushtetutën e Kosovës , si akti më i lartë juridik sikur që këto të drejta janë të garantuara me të gjitha dokumentet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut , nga Deklarata Universale e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut , Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare. Nëse pohimet publike të ministrit Krasniqi vërtetohen nga Policia e Kosovës atëherë këto raste mund të cilësohen si racizëm i kulluar apo diskriminim në baza raciale.”, thuhet në reagiminj e tyre.
KDDMNj rikujton se  pikërisht pjesëtarët e komuniteteve , sidomos të komunitetit romë , egjiptas dhe ashkalinj kanë mbetur pa arsimim të nevojshëm prandaj edhe shkalla e papunësisë te këto komunitete është më e larta në Kosovë mirëpo nuk ka pasur diskriminim në baza raciale.
Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka bërë thirrje që të bojkotohen lokalet ku nuk u shërbehet komuniteteve, mirëpo sipas KLDMNj-së, bojkotimi i lokaleve që eventualisht paskan refuzuar të shërbejnë pjesëtarët e komuniteteve nuk është përgjigje e duhur dhe , siç vlerëson KMDLNj është masë e lehtë prandaj , si masë parandaluese efikase dhe e domosdoshme duhet të jetë veprimi i shpejt i ligjit !
“Nëse ky dyshim i ministrit Krasniqi vërtetohet , çdo mosveprim i ligjit do të jetë inkurajues për shkelësit e mundshëm në të ardhmën. Deklaratat publike , nëse nuk dëshmohet vërtetësia e tyre , kanë përgjegjësi për ate që e thotë , pavarësisht pozitës që e mbanë prandaj KMDLNj –ë këmbëngul që Policia e Kosovës të hetojë rastin sepse të drejtat e njeriut nuk mbrohen me deklarime publike por mbrohen me ligj!”., thuhet në reagimin e tyre.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe  Minstrija e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka shkruar se refuzimi për t’i shërbyer komuniteteve joshumicë është i papranushëm dhe i dënueshëm. “Kjo nuk duhet të ndodhë askund dhe asnjëherë. Barazi dhe jo diskriminim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook. / 21Media

Back to top button