Zaev mori edhe dozën e dytë të vaksinës antiCOVID

 

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot e mori dozën e dytë të vaksinës “Sinofarm” në pikën vaksinuese në sallën sportive “Boris Trajkovski”, sipas planit nacional për imunizim të popullatës.

Siç kumtuan nga pres shërbimi qeveritar, kryeministri Zaev ndjehet shkëlqyeshëm dhe do ta vazhdojë ditën e punës sipas agjendës së re.

“Kryeministri Zoran Zaev u bëri thirrje qytetarëve të cilët deri tani nuk janë regjistruar në portalin vakcinacija.mk atë ta bëjnë sa më shpejtë, me qëllim që të arrijmë imunitet kolektiv dhe të shpallim fitore mbi pandeminë e shkaktuar nga COVID-19″, qëndron në kumtesë./TV21

Back to top button