Zaev paralajmëron, rritja e çmimeve mund të importohet edhe në Maqedoni!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në Samitin “Ekonomist” duke folur për rritjen ekonomike që parashihet të shënohet deri në fund të këtij viti, shtoi se edhe përskaj parashikimeve për rritje, gjithçka mund të ndryshojë në ekonomi.
“Kohën e fundit ekonomitë botërore i kapi frika nga inflacioni që janë rezultat i zhvendosjes së strukturave në periudhën pas-Kovid por edhe çmimi i lartë i energjisë elektrike. Lëvizje të tilla mund të importohen edhe në Maqedoninë e Veriut dhe në cilindo shtet, ashtu jemi treg i hapur”, tha Zaev, transmeton TV21.
Siguroi se shteti ka plan se si më lehtë qytetarët të përballojnë çmimet “shok”./TV21

Back to top button