Zbulohet dinosauri 66 milionë vjet i vjetër brenda vezës

Shkencëtarët kanë njoftuar zbulimin e një embrioni dinosauri të ruajtur në mënyrë perfekte që po përgatitej të dilte nga veza e tij, njësoj si një zog.
Embrioni u zbulua në Ganzhou në Kinën jugore dhe studiuesit vlerësojnë se është të paktën 66 milionë vjet i vjetër, transmeton rtv21.tv.
Besohet të jetë një dinosaur theropod pa dhëmbë, ose oviraptorosaur, dhe është quajtur “Baby Yingliang” sipas emrit të muzeut kinez që strehon fosilin.
Veza është rreth 17 centimetër e gjatë dhe dinozauri 27 centimetër nga koka te bishti. Studiuesit besojnë se nëse do të zhvillohet dhe të rritej, dinozauri do të ishte 2 deri në 3 metra i gjatë.
Studiuesit kanë studiuar pozicionet e këtij dinozauri dhe kanë arritur në konkluzionin se speciet e këtij lloji lëviznin dhe ndryshonin pozicionet përpara se të çelnin në një mënyrë të ngjashme me zogjtë.
Sjellja para çeljes nuk është e vetmja sjellje që zogjtë modernë kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre dinozaurë. I njëjti lloj dinozaurësh dihet gjithashtu se janë ulur në majë të vezëve të tyre për t’i ngrohur ato në një mënyrë të ngjashme me zogjtë./21Media

Back to top button