Zbulohet lista e ngushtë e UEFA-s për Lojtarin e Vitit të sezonit 2021/22

UEFA ka zbuluar listën e ngushtë me tre lojtarë për çmimin Lojtari i Vitit për meshkuj, për sezonin 2021/22.

Karim Benzema dhe Thibaut Courtois u nominuan për rolin e tyre në fitoren e dy trofeve të Real Madridit, ndërsa bashkëlojtari i këtij të fundit të Belgjika, Kevin De Bruyne është gjithashtu në listë pas një viti të suksesshëm me Manchester Cityn.
Benzema ka shënuar 44 gola në vetëm 46 ndeshje, duke përfshirë disa gola tejet të rëndësishëm në rrugën e “Galaktikëve” drejt trofeut të 14-të të Ligës së Kampionëve, ku tani konsiderohet gjerësisht si favorit për të fituar Topin e Artë të këtij viti.
Courtois ka heshtur shumë kritikë, madje fjalë për fjalë e ka thënë këtë vetë në një konferencë për media, ku edhe është zgjedhur lojtari i ndeshjes në fitoren finale të Ligës së Kampionëve në maj ndaj Liverpoolit, pasi që kishte bërë një sërë pritjesh të pabesueshme për t’ia mohuar triumfin gjigantit anglez.
Në anën tjetër, De Bruyne ka shënuar 15 gola dhe ka regjistruar tetë asistime, ndërsa Manchester City ka ruajtur titullin e tyre në Premier Ligë, ndërsa ai ka qenë gjithashtu një komponent kyç në garën e tyre për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Nuk ka vend në listën e ngushtë për Mohamed Salah, i cili ka fituar Këpucën e Artë të Premier Ligës, çmimin Playmaker, PFA Lojtari i Vitit për Lojtarët, dhe Futbollisti i Vitit FWA.
Çmimi Lojtari i Vitit për meshkuj vlerësohet në bazë të paraqitjeve në të gjitha garat dhe jo vetëm në turnetë e UEFA-s. Çmimi votohet nga trajnerët e sezonit të kaluar të Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës, si dhe një grup i përzgjedhur gazetarësh.
Një listë e ngushtë prej 15 lojtarësh është zvogëluar më pas në tre të fundit. Fituesi do të zbulohet në shortin e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve më 25 gusht.
Lojtari aktual më i mirë i vitit për meshkuj është Jorginho, i cili e ka fituar Ligën e Kampionëve 2020/21 me Chelsean dhe Kampionatin Evropian Euro 2020 me Italinë.
Back to top button