Zbulohet një tunel me drogë

Në Tepelenë Policia ka zbuluar një tunel me drogë

Policia shqiptare ka sekuestruar një sasi prej 23 kilogramë kanabisi, e cila ishte fshehur në një tunel në afërsi të fshatit Turan të Tepelenës.

Autoritetet policore thanë se nga kontrolli i ushtruar në këtë ambient u gjetën tre fuçi plastike, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuar narkotike, e cila është konfiskuar për cilësinë e provave materiale.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Back to top button