Kaloni te përmbajtja kryesore

Zejnaj: Mërgata më 28 dhjetor do t’i tregojë Kurtit “se nuk e ke më mbështetjen tonë”

Politologu, Argjend Zejnaj në emisionin “Click” në RTV21 tha se mërgata do të jetë thembra e Akilit për Albin Kurtin dhe pushtetin e tij.

“Ajo e ka pru këtu në majat e politikës dhe qeverisjes në 2021, i tregoi pak që nuk jemi më ty me 9 shkurt. Unë besoj se do t’i tregojë fort më 28 dhjetor se nuk e ke më mbështetjen tonë, dhe rrjedhimisht të gjitha ato shpenzime”, tha ai, duke shtuar se të njëjtit do t’ia heqin pushtetin që ia ka dhënë.

Zejnaj shtoi se Kurti do të duhej ta nominonte Glauk Konjufcën.

Sipas Zejnajt, do të jetë fatkeqësi nëse Vetëvendosje del e para, sepse do ta vazhdonte ngërçin./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button