Zelensky bëri thirrje që Rusia të përjashtohet nga një tjetër organizatë e OKB-së

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky sot ka bërë thirrje që Rusia të përjashtohet nga Organizata e Ushqimit dhe Agrokulturës e Kombeve të Bashkuara për ndikimin që lufta e saj në Ukrainë ka pasur në pasigurinë ushqimore globale.
“Nuk mund të bëhet fjalë gjithashtu për anëtarësimin e vazhdueshëm të Rusisë në FAO – Organizatën e Ushqimit dhe Bujqësisë të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Zelensky gjatë një fjalimi të enjten në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Të 193 vendet anëtare të OKB-së janë gjithashtu anëtarë të FAO.
Lufta në Ukrainë mund të rrisë numrin e “njerëzve akute të pasigurt ushqimor” në mbarë botën me 47 milionë këtë vit, në një total prej 323 milionë, sipas parashikimeve të reja në një raport të përbashkët  nga FAO dhe Programit Botëror të Ushqimit, shkruan CNN./21Media

Back to top button