Zelensky nderon ukrainasit e liruar nga Rusia

Sot presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka takuar dhe ka nderuar me medalje të burgosurit ukrainas që janë kthyer nga burgjet ruse si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve.

Zelensky ka thënë se duhet të kthehen në vendlindje të gjithë heronjtë e kapur nga armiku dhe ata që janë dëbuar drejt Rusisë dhe qyteteve të pushtuara ukrainase.

Sipas Zelenskyt, 1 mijë e 331 ukrainas janë kthyer që prej fillimit të luftës. Ndërkaq, televizionet shtetërore të Rusisë kanë publikuar pamjet e të burgosurve rus që janë liruar nga Ukraina të premten.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
close button